Kuriozitete
Rënie drastike e numrit të insekteve në 30 vjetët e fundit
Sipas një hulumtimi të ri, në më shumë se 60 zona të mbrojtura në Gjermani ka pasur rënie prej më shumë se 75 për qind të numrit të insekteve në 30 vjetët e fundit
Shkencëtarët kanë gjetur një rënie dramatike të numrit të insekteve gjatë vjetëve të fundit.
Sipas një hulumtimi të ri, në më shumë se 60 zona të mbrojtura në Gjermani ka pasur rënie prej më shumë se 75 për qind të numrit të insekteve në 30 vjetët e fundit.
Shkaqet mbesin të panjohura, transmeton albinfo.ch.
“Ky është studimi ynë i parë me të cilin shikuam insektet fluturuese dhe konfirmon brengosjet tona”, ka thënë Caspar Hallman nga Universiteti Radboud në Holandë.
Studimi është i bazuar në matjet e biomasës së të gjitha insekteve në 63 hapësirat e mbrojtura natyrore në Gjermani që prej viti 1989. Të dhënat përfshijnë mijëra lloje të insekteve, përfshirë bletët e fluturat.
Shkencëtarët kanë thënë se rënia dramatike nuk dihet përse ka ardhur dhe, sipas tyre, është urgjente që të zbulohen arsyet kryesore të rënies të numrit të insekteve.
Humbja e insekteve lë pasoja në të gjitha ekosistemet. Insektet sigurojnë burim ushqimi për shumë shpezë e amfibe.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











