Kosova
Rënia e numrit të pacientëve me Covid, mbyllet Mjekimi Intensiv Qendror në QKUK
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se dje është mbyllur Mjekimi Intensiv Qendror-COVID në QKUK, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se mbyllja e këtij reparti ka ardhur si rezultat i rënies së numrit të pacientëve të prekur me koronavirus.
“Mjekimi Intensiv Qendror – COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është mbyllur të martën, pas rënies së numrit të pacientëve të prekur me COVID-19.
Si rrjedhojë e përmirësimit të situatës, në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
SHSKUK më tej ka njoftuar se me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj – të cilat deri tash ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID.
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19 janë 263 pacientë, 186 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë ka pasur një rënie të lehtë të numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19, e gjithashtu edhe numrit të vdekjeve nga ky virus.
Krahas kësaj, dita-ditës po vazhdon të rritet numri i qytetarëve të cilët po vaksinohen kundër COVID-19.
Deri më tani në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 299 mijë e 482 doza të vaksinës. Kurse 513 mijë e 544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?