Ekonomi

Rënia e madhe e Bitcoin-it

Gjatë ditëve të fundit, vlera e ka rënë nën 10 mijë dollarë, për herë të parë që nga muaji dhjetor i vitit të kalua

Monedha virtuale Bitcoin vazhdon të humbasë vlerën e saj. Tashmë një Bitcoin ka vlerë 10 780 dollarë, shkruan albinfo.ch.

Gjatë ditëve të fundit, vlera e ka rënë nën 10 mijë dollarë, për herë të parë që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar.

Në ditët e fundit kishte rënë deri në 9,200 dollarë, e më pas duke pasur një ngritje të lehtë.

Kujtojmë që vlera e saj kishte shkuar deri në 19 800 dollarë. Për këtë kriptovalutë kishte pasur shumë polemika, se sa është e besueshme dhe sa ja vlen të investohet në të, por, duket se ata që kanë investuar nuk janë aspak të kënaqur, derisa i ka kapur frika se do të humbasin edhe më tutje.

Edhe kriptovalutet tjera si Ethereum, Ripple dhe Bitcoin Cash gjithashtu kanë përjetuar rënie.