Shkurt.ch

Rënia e euros i kushton Bankës Nacionale të Zvicrës

Rezervat valutore të Bankës Nacionale të Zvicrës kanë shënuar rekord të ri

Për të mbrojtur kursin në minimum të euros, rezervat valutore të Bankës Kombëtare zvicerane gjatë qershorit kanë shënuar rritje për pothuajse 60 miliardë frangash. 

Deri në fund të muajit qershor, rezervat valutore janë rritur në krahasim me majin për rreth 59 miliardë frangash në 365 miliardë franga, kanë bërë të ditur të premten zyrtarë të SNB-së.

Nga këto shifra nuk mund të dihet sesa valuta të huaja është detyruar të blejë Banka Nacionale e Zvicrës për të zbatuar objektivin e këmbimit të kursit: 1.20 franga për 1 euro.

Në muajin maj, rezervat valutore u rriten për 66 miliardë frangash.

Sipas vlerësimeve,  Banka Nacionale e Zvicrës kishte blerë për 60 miliardë frangash valuta tjera, ndërsa pjesa tjetër është shfrytëzuar për ndryshime në kursin e këmbimit.