Ekonomi
Rënia e euros
Euro është “ndihmuar” dhe nga rënia e tij në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët evropiane ka zbritur në 1.13 dollarë, nga 1.16 që ishte dy javë më parë
Euro e ka nisur javën e zhvlerësuar në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer me 124.55 lekë, duke iu afruar nivelit minimal prej 124.17 që arriti në fillim të muajit qershor.
Prej fillimi të tetorit monedha e përbashkët është zhvlerësuar përkundrejt lekut me rreth 1.73 lekë.
Arsyeja kryesore e nënçmimit të euros në tregun vendas është oferta e lartë në valutë dhe kërkesa e ulët për ta tërhequr këtë valutë nga tregu.
Ndërkohë, një tjetër arsye për nënçmimin është edhe niveli i ulët i qarkullimit të lekut, duke qenë se vëllimet tregtare në muajin tetor sipas aktorëve kryesorë të tregut kanë qenë në minimumet vjetore, shkruan ‘monitor’.
Megjithatë situata në tregun e këmbimit valutor ka qenë e qetë dhe operatorët më të mëdhenj në vend shprehen se është ky çmim i euros është një çmim real. Nëse ka rritje apo zhvlerësime të menjëhershme bëhet fjalë për spekulime në tregun e këmbimit valutor, përcjell albinfo.ch.
Banka e Shqipërisë, pas një sërë ndërhyrjesh në treg, që nga fillimi i qershorit, ku bleu më shumë se 100 milionë euro, e ka ulur intensitetin e blerjes së valutës.
Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe Banka, sipas ligjit, ndërhyn vetëm kur cenohet objektivi i saj kryesor, ai i mbajtjes nën kontroll të inflacionit.
Por, teksa inflacioni po i afrohet gradualisht objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%, nuk pritet të ketë më ndërhyrje në treg, duke e lënë kursin të luhatet i lirë, në bazë të kërkesë ofertës.
Euro është “ndihmuar” dhe nga rënia e tij në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët evropiane ka zbritur në 1.13 dollarë, nga 1.16 që ishte dy javë më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha