Opinione
René Hillard, “Politika zvicerane për të qeshur”
Një turist gjerman duke udhëtuar me automobil dëgjon në programin e radios SFR 1 një fjalim të anëtarit të Këshillit Nacional nga SVP, Andreas Glarner, dhe i drejtohet gruas së tij: “Nuk e paskam ditur se Donald Trump flet kaq mirë gjermanisht”
«Raporti i zviceranëve me politikanët e tyre është si një banjë në ujë të ngrohtë. Sa më shumë qëndron në të, aq më shumë mësohesh me dhembjen »
Një anëtar i Këshillit Nacional fillon fjalimin : « Para se t’ju flas, dëshiroj t’ju them diç… »
Dallimi mes baterive dhe disa politikanëve është se bateritë kanë edhe polin e tyre pozitiv.
Disa politikanë janë vërtet të pavdekshëm. Ata s’kanë shpirt për të dhënë.
Përfaqësuesit e shoqatave automobilistike shesin automjete.
Përfaqësuesit e shoqatave të sigurimeve shesin sigurime.
Po përfaqësuesit e popullit?…
Politikani te psikiatri:
«Të gjithë njerëzit më urrejnë».
«A thua pse?»
«Sepse janë xhelozë se kudo jam kaq i adhuruar».
Dy anëtarë të Këshillit Nacional shëtisin në kohë dreke në pjesën e vjetër të Bernës (Bener Altstadt). Ndalen para një restoranti italian dhe lexojnë «Penne mit Gorgonzola». Njëri prej tyre i thotë i befasuar dhe pak edhe i shokuar tjetrit : » E pabesueshme. Shih se ç’bën ky gostari: e shkruan në tabelë se me kë ka seks ».
Pse politikanët nuk luajnë me qejf lojën fshehtas ? Sepse ata nuk do t’i kërkonte askush.
Një kalimtar i afrohet Christoph Blocher-it: «Arschloch» (shkërdhatë). Ideologu i SVP-së heq kapelën dhe i përgjigjet me mirësjellje « Gëzohem, unë jam Blocher-i»
Ngjashëm është edhe në politikë: nuk mund të bësh omelet pa thyer ca ve.
Politikanët e vjetër janë të rrezikshëm, sepse s’kanë më frikë nga e ardhmja.
A e dini dallimin mes fjalimeve zgjedhore dhe horoskopeve?
Në horoskope ndodhin të paktën disa prej parashikimeve.
Politikani i drejtohet një kundërshtari të tij intim: “Më mirë fundi yt i tmerrshëm sesa tmerri im pafund”
Gazetari: “ A ushqehen dhe a jetojnë shëndetshëm sot shumica e zviceranëve?”
Politikani i gjelbër: “Më duhet së pari të mendoj derisa të marr një xhoint.”
SP-ja ka zgjidhje për të ofruar, por ato shpesh nuk i përgjigjen problemit.
Gazetari: a keni shokë joseriozë?
Politikani: “Po, por unë ju qëndroj pranë kolegëve të mi të parlamentit”
Anëtari i Këshillit Federal Schneider-Amann ishte një fëmijë gjenial. Ai me pesë vjet fliste po aq mirë siç flet edhe sot.
Të dashur “Të Gjelbër”, zgjedhësit Tuaj nuk ikën, por shkuan diku tjetër.
Në një tavolinë të rezervuar: ”Dje isha ulur në tribunën e shikuesve në parlament. Befas një parlamentar tha diç plotësisht të papritur, pabesueshëm të rrallë dhe madje spektakulare.
”Dhe çka tha:?”
“Të vërtetën”.
Aktorët fitojnë më shumë se politikanët. Logjike: këta të fundit nuk luajnë kurrfarë roli.
Orari më i gjatë i punës së dyqaneve për shumë zviceranë do të thotë mundësi për të parë më gjatë atë që s’mund ta përballojnë.
Didier Burkhalter pyetet nga një gazetar: “ Sipas mendimit Tuaj, a ka vërtet ndonjë politikan gjenial në këtë botë?” Anëtari i Këshillit Federal përgjigjet: “Po, por të tillë ne jemi vetëm disa.”
Gjendja ideale ekonomike: nëse shkalla e inflacionit nuk do të ishte më e lartë se kuocienti i inteligjencës së disa politikanëve.
SVP-isti Andreas Glarner dëshiron që Zvicra të jetë si Gjermani Demokratike e dikurshme: asnjë i huaj brenda, asnjë vendas jashtë.
Christoph Blocher i tregon kolegut të tij të ri partiak Erich Hess koleksionin e gjërave të tij artistike. Hess pa dashje rrok me dorë një vazo, që bie në dysheme dhe bëhte copë – copë. Blocher ngrit zërin: “Po kjo ishte 2000 vjet e vjetër!”. Hess: “ Falë zotit që nuk paska qenë e re.”
Politikanët duhet të kenë qëndrimin e gazetarëve të mirë: të shohin atë që është, të thonë atë që është dhe nëse dyshojnë në diç ta lënë atë anash, sepse mendimi është i lirë, por faktet janë të shenjta.
Politikani tek zyra e gjërave të gjetura: “Unë kam humbur dy gjëra”.
“Cilat atëherë?
“Zgjedhjet e fundit dhe respektin”.
Pse dhunohet kaq shpesh e vërteta? Sepse është e zhveshur.
Politikanët përsërisin shpesh se AHV jonë është e sigurt. Por ata nuk e thonë asnjëherë “ AHV Juaj është e sigurt”.
Disa politikanë janë si kuajt e Nilit – kanë lëkurë të trashë dhe gojë të madhe dhe sa herë e kanë ngushtë zhyten.
Partnerja e kryetarit të SP-së, Levrat: “Christian-i ka madje dy duar të majta”
Sot zoti ju ndihmon atyre që e ndihmojnë veten. Dhe shteti atyre të tjerëve.
Duhet të jesh i çmendur të bëhesh politikan? Jo, por kjo ndihmon shumë.
Anëtari i Këshillit Nacional nga SP-ja dhe sindikalisti Corrado Pardini në një tubim:” Pas dhjetë vitesh do të punojmë vetëm të mërkurave!”. Njëri e pyet: “ A paradite apo pasdite?”
Dallimi mes disa mjeshtërve dhe politikanëve: Disa mjeshtër nuk vijnë dhe disa politikanë nuk shkojnë.
Titulli i ri i Departamentit Federal të Financave: Mjelësja Qendrore.
Christoph Blocher mbërrin në qiell. I lumi zot e pyet:” Hë, biri im, çfarë të mire ke bërë në tokë?”
Blocher-i i përgjigjet: “ Së pari, nuk jam biri yt dhe . së dyti, ti je ulur në vendin tim”.
Cili është filmi Juaj i dashur?
Politikani: “Demokratori”.
Ç’kanë të përbashkët disa politikanë me burgjet zvicerane? Të dy kanë pak qeli(za).
Pse shumëkush mendon se Christoph Blocher është elektricist? Sepse po dëshiron ta izolojë Zvicrën.
Ish- anëtari i Këshillit Nacional Geri Müller i afrohet një politikane të re: “Thuaju gjinjve tu le të pushojnë të nguliten në sytë e mi!”
Përmbledhur dhe përkthyer për albinfo.ch nga: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?