Shqipëria
Rëndohet edhe më tej gjendja në rrethin e Shkodrës nga përmbytjet
Sipërfaqja e tokës e përmbytur nga uji në rajonin e Shkodrës për çdo ditë po rritet. Deri tash janë përmbytur mbi 5 mijë hektarë tokë ndërkohë që qindra shtëpi vijojnë të mbeten të izoluara nga uji.
Bashkia e Shkodrës kërkohet ndërhyrje emergjente në disa zona pasi thotë se prezenca disa ditore e ujit ka dëmtuar rëndë disa rrugë ku nevojiten tabela orientuese për të mundësuar qarkullimin. Gjithashtu uji ka përfshirë edhe disa shkolla, përcjell albinfo.ch.
“Një problem tjetër mbetet furnizimi me ujë të pijshëm, shumica e Ujësjellësve të zonës së Nën-Shkodrës janë jashtë funksionit. Sa i takon energjisë elektrike, raportohet për disa shtylla elektrike të rrëzuara ku kërkohet ndërhyrja e OSHEE. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik