Lajme
Renditja e re: Zviceranët nuk janë më të pasurit në botë
Forcimi i dollarit në vitin 2018, ka bërë që qytetarët e Zvicrës nuk janë më të pasurit në botë, duke u kaluar nga amerikanët

Një renditje e re ka treguar se zviceranët nuk janë më të pasurit në botë, duke u kaluar nga amerikanët, përcjell albinfo.ch.
Shifra mat pasurinë neto për banor, duke mos llogaritur borxhin që kanë. Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikanës kanë qenë në vendet e para në vitet e fundit, në analizën e bërë nga “Allianz”.
Qytetarët zviceranë ende gëzojnë pasurinë më të lartë bruto, në 266,318 €, krahasuar me 227,364 € në SHBA, por borxhi zviceran, kryesisht në formën e kredive të papaguara të hipotekës, është shumë më i lartë se në Amerikë, shkruan swissinfo.ch.
Zvicra është një nga katër vendet në Evropën Perëndimore, ku borxhi tejkalon prodhimin total ekonomik (128%). Vetëm Danimarka ka më shumë borxhe për banor (134.2%), përcjell tutje albinfo.ch.
Pasuria mesatare e zviceranëve ishte 173,438 € (CHF190,087) vitin e kaluar, në krahasim me 184.411 € për amerikanët.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran Është arrestuar autori i dyshuar, një 41-vjeçar zviceran....
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
-
Mbrëmja Filantropike “Save a Life” rikthehet me edicionin e 7-të në Cyrih
-
Detaje të reja rreth plagosjes së shqiptarës në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë restorante paguhet për anulime ‘në momentet e fundit’ Më shumë restorante në Zvicër po paguajnë një tarifë për ata që rezervojnë një tavolinë dhe...
-
SBB vë në qarkullim 1600 trena shtesë për ngjarje të veçanta
-
Banorët e Vaud-it në shënjestër të faturave tatimore false
-
Trump ndryshon mendje për tarifat, Zvicra po përdor aftësinë e saj për një marrëveshje
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran