Opinione
Rendi i ri botëror dhe kriptovalutat
E do të ketë një ndryshim rrënjësor në rendin e ri shoqëror në botë kjo duket që nuk ka diskutim.
Vetëm se shtrohet pyetja se kush dhe cila do të jetë fuqia që do ti prin kësaj gare.
Synimi ku është bërë target i arritjes nuk janë më produktet, e as fuqia ushtarake e politike, por monedha!
Monedha do të jetë fokusi kryesor i përgatitjes për kryesimin e rendit të ri që është vërë në binar si duket.
Kina kryeson në garën për monedhën dixhitale përkundër shteteve perëndimore. Verën e sivjetme janë ngritur në të kuqen marrëdhëniet në bisedimet më Bashkimin Evropian, për shkakun se BE nuk po arrin të futet lirshëm në tregun digjital e cila ishte sugjerua nga Shtetet e Bashkuara qysh me herët shkruan Bloomberg.
Ku vlera e BitCoin-it Kinez parashihet të jetë 5 herë më e madhe nga ajo Evropiane, dhe vlera që parashihet të jetë në tregun e kriptomonedhave do të jetë më e madhe se Ari.
Banka qendrore e Kinës ka bërë përparime të qëndrueshme në qëllimin e saj për të lansuar monedhën e parë kryesore digjitale në botë.
Që nga 2014-ta minierat e kriptovalutës kanë investuar në mijëra kompjuter ndaras nga investimet qeveritare, edhe pse kur kemi parasysh sistemin qeverisës në Kinë, kjo nënkupton që shteti qëndron prapa këtyre.
Ndërsa BE fillon të përgatisë një euro dixhitale të tjerët vetëm se kanë kapur tregun kryesor gati njofton DW, dhe konsideron se ndikimi monedhës dixhitale Evropiane do të jetë i hijezuar nga tregu që pritet të mbulon Kina.
Një ditë të gjithë do të përdorin monedhën dixhitale të Kinës nëpër botë, kjo i jep mundësinë nëse produktet Kineze arrijnë të ruajnë tregun e fituar nëpër botë, dhe nëse klientët e tyre që kryesisht janë në Evropë dhe Amerikë i qëndrojnë besnik produkteve Kineze, që përkrah kualitetit shumica e produkteve Kineze nuk kalojnë atestet për tu shitur në tregun Evropian dhe Amerikan.
Rritje e kripomonedhave kineze në kohën e pandemisë
Në kulmin e rënies globale të ekonomisë në produkte si pasojë e Covid19, është vërejtur rritje e madhe përmes përdorimit online të sistemeve përkatëse dhe pagesave përmes kriptavalutave dhe monedhave Kineve. Makineritë e tyre ishin të afta të nxjerrin 30% të Bitcoin-it në botë, dhe për rrjedhojë ata kanë zotëruar pothuajse gjysmën e tregut botëror të kriptovalutave që përfshihen përmes përfaqësive nëpër botë që munden të kenë Kinezët.
Ata besojnë se Bitcoin një ditë do të ndryshonte botën dhe do të zëvendësonte DOLLARIN.
“Ditët e dollarit janë të numëruara, dhe kjo nuk është konspiracion e as shpëlarje e trurit. Kjo gjë është duke ndodhur tregon në raportin e saj BBC nga Hong Kongu.
Tani monedha dixhitale Kineze shihet si një forcë re që po shfaqet – një sistem i pagesës të krijuar nga shteti kinez dhe i njohur si Pagesa Elektronike e Valutave Dixhitale (DCEP, CCP).
Një ditë të gjithë në botë do të përdorin kriptovalutat
Realisht është një e vërtetë prezentë versioni dixhital i monedhës zyrtare të Kinës, ku mendohet DCEP do të bëhet monedha mbizotëruese globale. “Një ditë të gjithë në botë do të përdorin DCEP,” thotë bbc.
“DCEP do të jetë i suksesshëm sepse ka shumë njerëz kinezë që jetojnë jashtë Kinës. Sipas shënimeve që janë raportuar zyrtarisht jashtë kufijve Kinez ka më shumë se 39 milion kinezë që jetojnë jashtë vendit.
“Nëse ata kanë një lidhje me Kinën, ata do të përdorin DCEP. Ata mund ta bëjnë DCEP të bëhet një monedhë ndërkombëtare.”
Por shumë qytetar Kinez dyshojnë nëse do të ketë sukses, dhe ka shqetësime se do të përdoret nga Pekini për të spiunuar qytetarët.
Format që parashihen si imponim dhe tendencë për futjen në treg janë zhvillimi i aplikacionit dhe shfrytëzimi i teknologjisë Citic e cila do të zbatohet në pagesa dixhitale përmes aplikacionit nën një, dhe tjetra do të shfrytëzohet 5G përmes SIM kartave.
Kriptovalutat (kriptomonedhat) dixhitale që mund të krijohen dhe përdoren kanë mënyrë funksionimi të pavarur nga bankat qendrore dhe qeveritë kombëtare.
Por Bankat në Kinë shumica prej tyre janë shtetërore menjëherë duhet shikuar më një sy tjetër. Ato kanë filluar të lëshojnë aplikacionet ku parashihet të jenë dy lloje “lojtarësh” për provat e ardhshme.
Shfrytëzimi i teknologjisë 5G
Banka dhe Kompanitë e Telekomit do të jenë ato që do të kryesojnë në softwerin DC/EP dhe do të kombinohet me sistemin dhe simkartat 5G dhe teknologjinë më të shpejta duke shfrytëzuar 5G si transfer i sigurt dhe shumë herë më të shpejtë se rrjetet ekzistuese.
Nëse pjesa tjetër e botës nuk do të arrin të mbrohet nga Kina, gjë që përveç Amerikanët të tjerët janë pothuajse të pafuqishëm përball autoriteteve Kineze. Ata parashikojnë që lansimin e monedhave dixhitale ta bëjnë përmes aplikacioneve pasive, që tashmë ata kanë fokus aktualizimin e tyre.
Kina do të provon që kriptovalutën dixhitale ta lanson përgjatë vitit 2021, dhe kur ajo do të synon tregun botëror do të jetë përgjatë Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në 2022 në Pekin.
Nëse vazhdojmë të ndjekim kursin e çmimit të lirë të produktit, do të na vijnë kriptovalutat dhe monedha Kineze nëpër shtëpitë tonë.
Sa herë do të përkujtojmë diçka Kineze para syve do të na del virusi i ardhur nga Kina Covid19, dhe tmerri izolues me humbje të mëdha ekonomike, në përpjekjet kineze për tu futur në treg si të imponuar dhe padrejtësisht.
Bojkotimi i produkteve Kineze
Kjo do të varet nga konsumimi dhe përdorimi i produkteve që me origjinë vijnë nga Kina. Po ashtu si rrjedhojë e kësaj do të jetë mos pajisja e qytetarëve Kinez më dokumente përkatëses qëndrimi nëpër shtete të ndryshme.
Se tregu Evropian është i paqëndrueshëm, kjo është vërejtur përgjatë pandemisë Covid19, dhe për rrjedhojë këta nuk do të mund të përballojnë çfarëdo forme imponuese nga Kina nëse nuk janë në krahë më Amerikën. E këto marrëdhënie po duken që janë dëmtuar në një masë të madhe në mes EU dhe US.
Shtetet edhe pse e kanë parë si zgjidhje izolimin e vendeve përkatëse për ngadalësimin e përparimit të produkteve Kineze dhe zhvillimit të teknologjisë së saj, sërish nuk do të kenë sukses, sepse forca do ti vjen përmes valutave dixhitale, dhe kjo do të funksionoj lirshëm.
Mbrojtja dhe izolimi
Ka edhe një mundësi, vetëm nëse izolohen edhe me internet ose transfereve dixhitale.
E kjo do të kthente kohën e ndërrimit të produktit me produkt, dhe mbajtjen gjallë të ekonomisë duke u bazuar në produktet bujqësore duke prodhuar për nevojat e qytetareve të saj.
Bloomberg përfundon citatin e saj duke thënë: Bullshit made in China. First Corona (Covid19) and now E-BitCoin.
Nëse kjo formë ju funksionon Kinezëve, dhe pafuqia botërore karshi Kinës do të jetë e mangët, të jeni të bindur që ata nuk do të ndalen me vetëm virus Covid19, por do të shpikin të tjerë.
Kriptovalutat një ditë do të mbizotërojnë botën, shpresojmë që kjo ditë të mos jetë e largët, dhe të mos jenë Kineze.
Shkruan: Emrush T.Shkodra
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?