Lajme

Rëndësia e vitaminave të grupit B në shëndetin e njeriut

Vitaminat B1, B2, B5, B6 dhe B12, të cilat janë pjesë e grupit B, luajnë një rol të rëndësishëm në metabolizëm, në garantimin e sasisë së duhur të energjisë në metabolizëm dhe janë thelbësore në procesin e konvertimit të karbohidrateve në glukozë.

Çfarë janë vitaminat B? Vitaminat B1, B2, B5, B6 dhe B12, të cilat janë pjesë e grupit B, luajnë një rol të rëndësishëm në metabolizëm, në garantimin e sasisë së duhur të energjisë në metabolizëm dhe janë thelbësore në procesin e konvertimit të karbohidrateve në glukozë. Vitaminat B gjithashtu marrin pjesë në mirëfunksionimin e mëlçisë dhe në mirëqenien e sistemit nervor.

Mungesa e vitaminave B

A ndiheni gjithmonë të lodhur dhe pa forcë? Në periudhat kur lodhja bëhet një problem i shpeshtë, mungesa e oreksit, lodhja dhe prania e dhimbjes së muskujve mund të dëshmojë një mangësi të vitaminës B1. Për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit, përqendrohuni në ushqyerjen e rregullt, ku mund të gjeni vitaminën B1, si arra, lajthi dhe bajame.

Lëkura komunikon gjendjen e shëndetit të trupit, prandaj inflamacion si stomatiti dhe ulçera, kruajtja dhe djegia në sy janë mesazhe të rëndësishme për të treguar mungesën e vitaminës B2. Përkeqësimi i akneve ose prania e ekzemës mund të tregojnë mangësi të vitaminës B6.

Së bashku me lëkurën e thatë, një gjendje e dobësisë së vazhdueshme, së bashku me të përziera dhe vështirësi në tretje mund të lidhen me një mungesë të vitaminës B3. Ushqimi mund t’ju ndihmojë: zgjidhni kos, krunde dhe fruta të freskëta për mëngjes; për drekë ose darkë lakër, sallatë domate dhe peshk, patate në sallata, perime me gjethe jeshile, oriz; për një vakt të pasur me vitaminë B, zgjidh kumbulla ose banane, të rëndësishme për heqjen e lodhjes për shkak të pranisë së kaliumit. Marrja e vitaminës B7 në fund mund të ndihmojë kur dieta është tepër e ngopur me yndyrë ose në rastet e hipertensionit.

Vitaminat B – Ku ndodhen?

Vaji i grurit dhe majaja e birrës janë përbërës të vlefshëm për marrjen e vitaminës B. Megjithatë, kini kujdes: sheqeri, alkooli dhe pirja e duhanit, së bashku me nxehtësinë e ushqimit të gatuar, e heq vitaminën B. Grupet B të vitaminave , të tretshëm në ujë, janë gjithashtu të pranishme në shumë produkte me origjinë shtazore si, zemra dhe mëlçia, në mishin e derrit e të gjelit të detit, por edhe te peshku, sidomos te salmoni, toni dhe peshku blu, si sardelja. Edhe vezët, qumështi dhe produktet e qumështit janë të pasura me vitaminën B, por jo vetëm. Në mesin e burimeve të bimëve të vitaminës B gjenden algat, thjerrëzat dhe në përgjithësi bishtajoret si, bizele, mashurkat; te drithërat si orizi e gruri; te arrorët si, arra, bajamja, lajthia,apo perimet si brokoli e spinaqi.

Marrja e vitaminave B ju ndihmon të humbni peshë

Vitaminat B janë esenciale për metabolizmin e proteinave dhe yndyrnave. Falë furnizimit të duhur me ushqime të tilla si perime, kokrra dhe fruta të thata, ju do të merrni vitaminë B1 dhe B2, të domosdoshme për të luftuar lodhjen dhe dhimbjet e muskujve. Vitamina B5, përveç favorizimit të shërimit të plagëve dhe dhëmbëve , është e lidhur ngushtë me dietën, sepse kontribuon në transformimin e yndyrës dhe karbohidrateve në energji, duke luftuar yndyrën. Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në luftimin e urisë nervore dhe na ndihmon të menaxhojmë energjinë duke mbajtur larg stresin.

Është e rëndësishme të mbani mend se edhe një dietë e pasur me kripëra minerale të tilla si hekuri, magnezi dhe zinku ndihmon për të shmangur urinë nervore dhe për të menaxhuar oreksin. Një studim i kryer në Universitetin e Miçiganit, në Shtetet e Bashkuara, tregoi se mangësitë ushqyese të vitaminës D mund të nxisin akumulimin e yndyrës së barkut te fëmijët: kjo është arsyeja pse është mirë që gjithmonë të sjellësh perime me gjethe jeshile në tavolinë, vezë dhe peshk, të cilat shpesh neglizhohen në dietën e përditshme.