Kuriozitete

Renault Clio, vetura më e shitur në BE

Shitja e veturave në vendet e Bashkimit Evropian ka rënë për 57% në raport me periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar. Përqindja e përgjithshme e rënies së shitjes së veturave në BE gjatë periudhës janar-maj 2020, është 43%, thuhet në të dhënat e publikuara nga JATO Dynamics.

I njëjti burim raporton se vetura më e shitur në maj ka qenë Renault Clio, me 16.028 njësi të porositura nga 27 vendet e BE-së.

Në vendin e dytë është renditur Volkswagen Golf me 13.125 njësi të shitura, kurse në tretin Peugeot 208 me 10.977.

Pas videos së shkurtër të gjeneratës së re të modelit Clio të publikuar një javë më parë, Renault ka vendosur që të publikojë foto të pjesëve të ndryshme të makinës. Si fillim ajo ka publikuar një foto, ku tregohet pjesa e brendshme e kabinës së makinës. Ajo që bjen në sy nga këto foto është dizajni i brendshëm dhe teknologjia e fundit me të cilën është pajisur makina. Një karakteristikë që vihet re është ekrani në formë tableti, i cili ndodhet në krokotin e makinës. Poshtë ekranit gjenden një seri butonash që kryejnë funksione të ndryshme, si ngrohja e sediljeve, sensorët e parkimit, hapjen dhe mbylljen e dyerve etj.

Kompania Renault e konsideron modelin Clio si një nga më të rëndësishmit për kompaninë, duke qenë se ky model mbetet më i shituri në kompaninë franceze. Renault gjithashtu ka premtuar se do të zbulojë foto dhe informacione rreth pjesës së jashtme të makinës, si edhe informacione teknike në ditën e nesërme.

Po ashtu edhe në Kosovë thuhet se Renault CLIO është tipi më i shitur i kategorisë!

E kur ai vjen me pakon e lartë #Limited, ngjyrën e kuqe speciale “Red Flamme” bëhet edhe më i veçantë.

Disa nga karakteristikat e veturës janë:

– Motor 1.5 dCi 75 KF,

– Ndërrues manual,

– Pako e pajisjeve “Limited”,

– Sensorë prapa,

– Drita ditore LED,

– Multimedia sistemi “Navteq” me ekran 7″ touch screen,

– Klimë AC,

– Rregullues dhe limitues i shpejtësisë në timon,

– Ngjyrë metalike.