Kosova

Remitencat u rritën për 6.1%

Mehmeti ka deklaruar se remitencat, deri në muajin shtator arritën vlerën 587.9 milionë euro

Banka Qendrore e Kosovës thotë se vendi pritet të ketë rritje ekonomike për 4.2% gjatë vitit 2019.

Në konferencën e fundvitit, Guvernatori Fehmi Mehmeti, tha se sistemi bankar në vend është i shëndoshë, përcjell albinfo.ch.

Ai ka theksuar se stabiliteti financiar në vazhdimësi, ka rritur kontributin financiar në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Ai shtoi se në sektorin e sigurimeve, janë rritur pagesat për dëmet.

Lidhur me grabitjen e bankave, ai tha se kjo po ndikon negativisht ne ardhjen e investitorëve të huaj. Mehmeti ka deklaruar se remitencat, deri në muajin shtator arritën vlerën 587.9 milionë euro.

“Në kuadër të faktorëve me ndikimin më të rëndësishëm në financimin e rritjes ekonomike ishin përshpejtimi i rritjes së kreditimit për sektorin privat, rritja e shpenzimeve publike, si dhe rritja e remitencave të cilat deri në muajin shtator arritën vlerën 587.9 milionë euro, e cila është për 6.1% më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ritëm të ngjashëm të rritjes ekonomike, sipas parashikimeve të BQK, ekonomia e Kosovës pritet të ketë edhe gjatë vitit të ardhshëm kur norma reale e rritjes pritet të jetë rreth 4.2%.Për sa i përket zhvillimeve në nivelin e përgjithshëm të çmimeve, norma mesatare e inflacionit deri në fund të vitit 2018 pritet të jetë rreth 1%”, theksoi Mehemti.