Lajme

Remitencat nga diaspora, kategoria më e madhe financiare e të ardhurave

Paratë e mërgimtarëve që dërgohen në Kosovë, janë një burim që siguron gjendje stabile ekonomike dhe sociale

Trendi i dërgesave të parave nga diaspora kosovare apo remitencave ka shënuar rritje përgjat viteve, shkruan albinfo.ch.

Paratë e mërgimtarëve që janë dërguar në Kosovë janë një burim që siguron gjendje stabile ekonomike dhe sociale për shtetin e Kosovës.

Pa dyshim se remitencat në Kosovë paraqesin kategorinë më të madhe financiare në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore dhe në këto dy vjet pandemie, ishte shtylla kryesore që ndihmoi vendin, shkruan albinfo.ch.

Duke qenë se të ardhurat nga diaspora kanë qenë përherë një ndihmë e madhe për ekonominë e Kosovës, viti 2021 po mbahet rekord i remitencave dhe kjo pritet që ende të shtohet deri në fund të muajit dhjetor.

Nga janar i vitit 2021, deri në gusht 2021 diaspora ka dërguar 750 mil.€, shumë kjo që pritet të rritet më tej deri në fund të dhjetorit, ku edhe shënohen statisitkat e të ardhurave totale për vitin 2021. /Albinfo.ch