Shkurt.ch

Religjioni dobësohet në familje, forcohet në politikë

Kur flasim për religjionin në Zvicër vihet re një ndarje.  Roli i religjionit reduktohet në jetën private, ndërkohë që në politikë dhe në media bëhet edhe më rëndësishëm si “mollë sherri” .

Në këtë konstatim erdhi “Programi Nacional për Hulumtime”, me titull “Komunitetet fetare, shteti dhe shoqëria” .

Në raportin e publikuar të martën, thuhet se religjioni është përdorur shpesh në media  por edhe politikë për të bërë ndarje në mes vendasve dhe të huajve. Kjo shoqërohet shpesh me sjellje të dhunshme apo edhe me perceptimet dhe stereotipa  të emigrantëve.

Në të kundërtën, njerëzit gjithnjë e më pak shikojnë ritualet tradicionale të fesë. Në studim thuhet se kishat gjithnjë e më shumë po i humbin besimtarët, sidomos të rinjtë, për të cilët feja e vërtetë vlerësohet të jetë “çështje private”.

Pavarësisht sekularizimit të shoqërisë disa komunitete fetare shënojnë rritje, thotë SNF. Edhe pse kanë më pak  besimtarë por i përkushtohen propagandimit të modelit më konservativ të besimit.

“Ky heterogjenitet përkeqëson marrëdhëniet ndërmjet besimtarëve të fortë dhe atyre që janë distancuar nga feja,” thotë, Bochinger Christopher, kryetar  i Grupit Drejtues NFP58.

Prandaj sipas tij, duhet  promovuar respektin ndërmjet grupeve të ndryshme fetare. Komiteti drejtues rekomandon që autoritetet në të gjitha nivelet për të bërë më shumë për barazinë e grupeve fetare.