Shkurt.ch

Rekord: Shitet unaza për 28.3 milionë franga në Gjenevë

Unaza me origjinë nga Mianmari u shit në Gjenevë për një rekord 28.3 milionë franga zvicerane, duke e bërë atë unazën më të shtrenjtë të shitur në ankand ndonjëherë, bën të ditur shtëpia e ankandeve Sotheby.

Unaza ka 25,59 karat dhe është përgatitur nga kompania e famshme franceze “Cartier”.

Unaza të kësaj madhësie dhe ngjyra janë tepër të rralla, thanë në Sotheby.

Unaza ishte vlerësuar më parë në 11.7 deri 17.5 milionë franga.