Fotolajmi
Rekord, numri i të papunëve në Gjermani
Përqindja e papunësisë ra në nivelin 5.3% gjatë muajit nëntor në Gjermani. Bëhet fjalë për nivelin më të ulët që kur Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore u bashkuan në vitin 1990.
Megjithëse Kancelarja gjermane Angela Merkel po përballet me vështirësi në formimin e një koalicioni qeveritar, ekonomia mbetet e fortë, me rënie të vazhdueshme të nivelit të papunësisë dhe rritje të kërkesave për produkte gjermane nga vende të tjera.
Agjencia e statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat, njoftoi se niveli i papunësisë në bllokun e 19-të vendeve të Eurozonës ra në nivelin 8.8% gjatë muajit tetor. Kjo është shifra më e ulët që në muajin janar të vitit 2009, kur Evropa dhe shumë vende të botës ishin në recension.
Ekonomitë në Gjermani dhe në Evropë po ndjekin kështu tendencat në Shtetet e Bashkuara, ekonominë më të madhe të botës, ku papunësia ra në 4.1%, niveli më i ulët në 17 vjet. Por, shifrat amerikane dhe evropiane tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm që u shfaq me ngadalësi pas humbjeve të jashtëzakonshme të vendeve të punës dhe papunësinë e lartë të 7-9 viteve më parë, përcjell albinfo.ch.
Eurozona njoftoi se 14 milionë njerëz ende mbeten pa punë, por se janë 1.5 milionë më pak të papunë se disa vite më parë. Në Spanjë, niveli i papunësisë ra nga 25% në 16.7%.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj








