Shqipëria
Rekord në Rinas, 7 milionë pasagjerë deri tani këtë vit
Fluksi i pasagjerëve në këtë aeroport u rrit me mbi 35%
Duke qenë se jemi në fundvit 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar shifrën rekord prej 7 milionë pasagjerëve. Sipas Shefit Operacional të aeroportit, krahasuar me 2022, fluksi i pasagjerëve në Rinas është rritur me mbi 35%, përcjell albinfo.ch.
“Është arritje e madhe për Tiranën, arritje e madhe për industrinë e aviacionit shqiptar për përpunimin e 7 milionë pasagjerëve pa probleme falë edhe zgjerimit të kapaciteteve teknike dhe njerëzore. Ky nuk është fundi, por fillimi i suksesit tonë të përbashkët.
Krahasuar me vitin 2022 rritja e fluksit të pasagjerëve është mbi 35%, çka përbën një sukses të madh për këtë industri në Shqipëri. Ndërsa po të bëjmë krahasime me vitin 2019 para pandemisë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës rezulton të ketë rritjen më të madhe të fluksit të pasagjerëve në Europë me më shumë se 120%. Këto janë rezultate të jashtëzakonshme edhe falë kompanive low cost që i janë bashkuar tregut shqiptar”.
Edhe operatorët e kompanive low cost shprehen se tregu shqiptar është mjaft i përshtatshëm për investimet e tyre.
“Jemi shumë të lumtur që po zgjerohemi gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar, pasi nga dhe drejt Tiranës kemi tashmë mbi 50 destinacione të ndryshme kudo nëpër Europë”.
Në prag të festave të fundvitit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pritet të përballet me fluks të madh pasagjerësh si të shqiptarëve që kthehen për të festuar në atdhe, por edhe turistët e shumtë që zgjedhin për të vizituar Shqipërinë edhe gjatë kësaj periudhe të dimrit.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026