Lajme
Rekord i zi në Austri: Afro 50 mijë raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve
E mërkura u shënua si dita më e zezë e koronavirusit që nga fillimi i pandemisë. Rreth 50 mijë raste pozitive u raportuan ditën e sotme.
Ende pa u bërë një javë nga lirimi i masave anti-Covid në Austri, numri i rasteve të reja me koronavirus është rritur tej mase, raporton albinfo.at. Në raportin e fundit të publikuar gjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë e Austrisë ka raportuar për shifrën rekorde prej 49,432 infeksione të reja dhe 23 raste të vdekjeve. Kjo javë nuk ka qenë e lehtë as për ministrin e ri të Shëndetësisë, Johannes Rauch.
“Pa u bërë as 24 orë që nga betimi si ministër i Shëndetësisë, Rauch jo vetëm që iu desh të pezullojë vendimin për vaksinimin e detyrueshëm, por edhe të përballet me ditën më të zezë të koronavirusit”, shkruan heute.at, përcjell albinfo.at.
Ditën e djeshme janë raportuar 47,795 raste me infeksione, ndërkohë nëse e krahasojmë një javë më parë, pra e enjte, më 3 mars, numri ishte 31,566 raste dhe 36 vdekje.
Në përgjithësi, që nga fillimi i pandemisë gjithsej 15,136 persona humbën jetën nga koronavirusi në Austri.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh