Integrimi
Rekord i shqiptarëve në zgjedhjet në Itali
28 kandidatë shqiptarë deri më tani kanë shpallur kandidaturën e tyre për zgjedhjet administrative në Itali
Më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane, do të mbahen edhe zgjedhjet administrative në Itali, me balotazhin që do të mbahet më 9 qershor.
Dhe në këto zgjedhje, ka edhe një listë të pasur me kandidatë shqiptarë që garojnë nën siglat e partive kryesore politike italiane.
Sonila Alushi e Borana Tartari garojnë në qytetin e Bergamos. Uljana Gazidede, Eva Meksi në Bari. Dashamir Kruja në Biella; Ina Dhimgjini kandidon për kryebashkiake në Livorno; Ilda Beqo në Modena; Admir Toto, Arli Dervishi në Torino. Emra të tjerë janë Valbona Kalak, Gentjan Rizo, Petrit Malaj, Agim Lorenzo Danaj, Dejnada Kasa, Denis Bendo, Blerina Halili, etj, transmeton “TCH”.
Lista vazhdon edhe me emra të tjerë kandidatësh shqiptarë në komuna të tjera italiane, ndër të cilët Xhoana Bushi, Adel Ibraimi, Leonora Bytyqi, Roland Ndoci, Mirela Gega, Xheimina Dervishi, Kristian Baci, Vojsava Meciti, Armando Zotaj, Elona Gaxha, Anisa Rama e Jozef Gjura, përcjell albinfo.ch.
Dhe ky numër i madh kandidatësh shqiptarë, në zgjedhjet lokale në Itali, është në një linjë me atë të shqiptarëve që kandidojnë në zgjedhjet evropiane, duke përfaqësuar Italinë, Belgjikën, Greqinë dhe Suedinë. Gerarta Ballo kandidon për zgjedhjet evropiane si e pavarur në partinë demokratike ndërsa nga Brukseli, në garën evropiane hyn Amet Gjanaj. Adnan dDibrani garon në Suedi, Ndërsa Eda Gemi në Greqi.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?