Kuriozitete
Rekord i porosive për makinën elektrike turke
Ashtu edhe siç ishin pritshmëritë, makina e parë elektrike turke pritet të jetë një sukses i vërtetë dhe këtë e tregojnë dhe porositë në ditët e para që kompania hapi aplikimet për qytetarët që kanë dëshirë të kenë një të tillë.
Sipas të dhënave zyrtarë, vetëm në 12 ditë kompania ka marrë 177.467 porosi për makinën Togg. Kompania do të dorëzojë 20.000 modele T10X këtë vit, ndërkohë që shpërndarja e tyre do të bëhet përmes një shorti që do të hidhet në mënyrë transparente.
Çmimi i modelit T10X varion nga rreth 50.200 dollarë në 55.600 dollarë, ndërsa modeli me bateri më të fuqishme kushton 64.000 dollarë, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Bateritë Togg T10X mund të karikohen nga 20 për qind në 80 për qind në më pak se 28 minuta në stacionet e karikimit të shpejtë.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind