Lajme

Rekord i popullsisë në Zvicër

Shifrat nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se të gjitha kantonet kanë më shumë njerëz që jetojnë në to, më e larta ishte Schaffhausen me një rritje prej gati 2%.

Numri i banorëve në Zvicër ka arritur një rekord të ri prej 9.05 milionë – një rritje prej 1% krahasuar me vitin e kaluar – pavarësisht një rënieje në nivelin e emigracionit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, të gjitha kantonet kanë shënuar rritje të popullsisë, me kantonin Schaffhausen që kryeson me një rritje prej gati 2%.

Megjithatë, numri i lindjeve është në rënie. Vitin e kaluar u regjistruan rreth 78,000 lindje të gjalla – 2,000 më pak se një vit më parë, transmeton albinfo.ch.

Kjo rritje e përgjithshme e popullsisë mund t’i japë shtysë fushatës “Jo 10 milionëve” të Partisë Popullore Zvicerane (SVP), e cila i bën thirrje qeverisë të marrë masa të ashpra për të frenuar rritjen demografike dhe për të mbajtur popullsinë nën këtë prag.

Megjithatë, sipas parashikimeve të mëparshme të statisticienëve të qeverisë, popullsia pritet të nisë një rënie natyrore përpara se të arrijë shifrën prej 10 milionësh.