Bota
Rekord, fluturimi më i shkurtër në botë
Bëhet fjalë për “Aruba Airlines”, siç shkruan gazeta e industrisë “Aerotelegraph”. Linja ajrore po ofron tani një fluturim të planifikuar nga ishulli i Karaibeve holandeze Aruba për në Punto Fijo në Venezuelë. Aeroplani i tipit CRJ200 LR e përshkon vetëm për tetë minuta rrugën rreth 90 kilometra.
Linja ajrore ofron fluturimin dy herë në javë, të hënave dhe të premteve.
Megjithatë, nuk mund te llogaritet fluturimi më i shkurtër në botë nga “Aruba Airlines”. Fluturimet në të njëjtin vend janë ndonjëherë shumë më të shkurtra. Linja rajonale skoceze Loganair fluturon midis dy ishujve skocezë Westray dhe Papa Westray. Duhen dy minuta për rrugën me tre kilometra. Fluturimi midis ishujve Frisian Lindor Wangerooge dhe Harle merr vetëm pesë minuta me LFH. Të dyja fillojnë dhe përfundojnë në të njëjtin vend, prandaj nuk llogariten ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
Edhe kompania ajrore austriake “Peope Viennaline” kishte filluar fluturimin më të shkurtër në botë. Aeroplani ishte nisur në linjën nga Altenrhein për të bërë një zbritje në Friedrichshafen.
Por “Viennaline” kishte pezulluar vijën ajrore më 14 prill 2017, për shkak të kërkesës së ulët.
Ambientalistët kritikuan minifluturimin si burim i pakuptimtë i ndotjes.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik