Shkurt.ch

Rekord: 2015, viti i emigrantëve

Numër rekord prej 137 mijë emigrantësh kanë kaluar Detin Mesdhe deri tani, një rritje 83 për qind nga një vit më parë.
Kështu tregon një raport i ri i agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Evropa po jeton një krizë refugjatësh të përmasave historike, tha komisari i OKB-së për refugjatët, duke bërë publike raportin.

Sipas raportit, një e treta e emigrantëve që mbërrijnë në Greqi apo Itali janë refugjatë nga lufta në Siri.

12 për qind largohen nga dhuna në Afganistan dhe 12 për qind të tjerë nga persekutimet në Eritreja.

OKB-ja thotë se 1,867 emigrantë janë vrarë gjatë rrugëtimit këtë vit, duke udhëtuar në anije të mbingarkuara nga Turqia ose Afrika e Veriut.