Kuriozitete

Reklamë nën yje

Golfistët shkuan në kursin e Lofoten Links në Arktikun e Norvegjisë për të xhiruar një reklamë nën dritat spektakulare veriore, me ç’rast ngjyra të shumta yjesh lëvizin nëpër qiell.

Kursi me 18 vrima për golf është një prej kurseve më veriore në botë dhe ndodhet në zonën rurale, e jo shumë të banuar të bregut të Gimsoyas në Lofoten, derisa ofron pamje të jashtëzakonshme ndaj veriut dhe diellit të mesnatës, përcjell albinfo.ch.

Prodhuesi për pajisjet për golf, Kjus, u përcaktua për këtë lokacion, ndryshe një prej vendeve më të mira në botë për të qenë dëshmitar i madhështisë së dritave veriore.