Lajme
Regjistrohen temperatura rekorde nxehtësie në Tokë
Temperatura e planetit arriti rekorde të reja
Ka disa ditë që po komentohen temperaturat e larta rekorde që mbretëruan të martën, në ditën më të nxehtë të të paktën 44 vjetëve të fundit, dhe ndoshta edhe shumë më gjatë se kaq, thuhet në mediat e huaja.
Ndërkohë edhe dje, e mërkurë, toka arriti jozyrtarisht rekord të ri nxehtësie, sipas treguesit, ky në një seri fenomenesh ekstreme të lidhura me ndryshimin klimatik që kanë alarmuar, por jo surprizuar, shkencëtarët.
Thuhet se temperatura mesatare e globit arriti në 17.18 gradë Celcius të martën, sipas Universitetit të Meinit, i cili përdor sistemin Climate Reanalyzer që analizon të dhëna satelitore dhe simulime kompjuterike për të prodhuar një pamje të përgjithshme të gjendjes së planetit.
Kujtojmë se të hënën temperatura mesatare ishte 17.01 gradë Celcius, duke thyer kështu rekordin, që zgjati vetëm 24 orë.
Disa herë theksohet se këto nuk janë të dhëna zyrtare të Administratës Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, drejtuesja e saj shkencore, Sarah Kapnick, tha se “kjo na jep një tregues për situatën ku gjendemi”. Megjithëse të dhënat që përdoren për këtë bilanc jozyrtar shtrihen vetëm deri në vitin 1979, zonja Kapnick tha se është ndoshta dita më e nxehtë që “mund të kemi përjetuar në disa qindra vjet”.
Referuar zonjës Kapnick, dita e mëparshme më e nxehtë ka qenë në gusht 2021.
“Një rekord si ky është një tjetër element evidence për propozimin e mbështetur tashmë gjerësisht se ngrohja globale po na çon drejt një të ardhmeje më të nxehtë”, tha shkencëtari i klimës nga Universiteti Stanford, Chris Field, i cili nuk mori pjesë në procesin e përllogaritjeve.
Ndërsa shumë vende po përjetojnë temperatura në 37.8 gradë Celcius, mesatarja e re mund të mos duket shumë e lartë. Por, mesatarja globale e së martës ishte gati një gradë Celcius më e lartë se mesatarja e viteve 1979-2000, që ishte mbi mesataren e shekujve 20 dhe 19.
Temperaturat më të larta përkthehen në kushte brutale për njerëz në mbarë botën. Kur temperaturat arrijnë kulmin, njerëzit i vuajnë pasojat në shëndetin e tyre – në veçanti të rinjtë dhe të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuar nga i nxehti, madje edhe në kushte normale.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?