Shqipëria

Regjistrohen dy tërmete në Korçë

Dy tërmete të fuqishme raportohet se ka rënë pak më parë në Korçë.

Raportohet se tërmetet kanë qenë njëri me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit me magnitudë 3.4, në orën 16:21 dhe tjetri 16 km në Lindje të Korçës me magnitudë 4.4.

Nuk ka ende informacione për dëme. Ndërkohë tërmetet janë ndierë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, shkruan TCH.