albinfo.ch
Zhvillim
Regjistrimi virtual i diasporës në Zvicër
Javën e kaluar u mbajt prezantimi i projektit Kosovadiaspora në konsullatën e Kosovës me seli në Gjenevë. Në prani të Konsullit të Kosovës në Gjenevë, z. Ramadan Avdija, ishin përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës së Kosovës (MD) si dhe Migjen Kajtazi, përgjegjës për Lozanën perëndimore i Byrosë kantonale për integrim (BCI), i cili kishte ardhur për të dëgjuar reagimet dhe idetë e publikut.
Regjistrimi i popullsisë së Kosovës është bërë në vitin 2011. Sot, projekti KosovaDiaspora, i mbështetur kryesisht nga Ministria e Diasporës kosovare (MD), ka për qëllim të identifikojë kosovarët që jetojnë jashtë Kosovës në vende të ndryshme të botës.
Në fakt, kjo popullsi përfaqëson një pjesë të madhe të popullsisë botërore që i bashkëlidhet këtij vendi. Konsideroni, për shembull, se në Zvicër ka rreth 250.000 persona me origjinë kosovare që do të thotë se përfaqëson më shumë se një kosovar në dhjetë. Ky proces i regjistrimit duhet të bëhet vullnetarisht nga personat e interesuar.
Pas kalimit të fazave paraprake për të përmbushur kushtet e përcaktuara nga donatorët, projekti është aktualisht aktiv. Megjithatë platforma në fjalë do të pësojë një përpunim muajt e ardhshëm për të përmirësuar çështjet ergonomike.
Rezultatet e regjistrimit do të analizohen në fund të vitit 2016, duke u bazuar në rezultatet e mbledhura deri më tani. Megjithatë, procesi i regjistrimit është i vazhdueshëm dhe pjesëmarrësit në çdo kohë mund të ndryshojnë informacionet e tyre ose ato të familjeve të tyre. Qëllimi për Ministrinë e Diasporës – të cilët do të ketë qasje vetëm me rezultatet statistikore – është që të zhvillojë një politikë mbështetëse për diasporën e saj të prekur.
Përgjegjësi për komunikim i MD-së, Lorik Pustina, përmendi shembullin e mbështetjes që mund t’u jepet shkollave shqiptare. Duke u bazuar në statistikat e mbledhura, numri i shqiptarëve të rinj që jetojnë në një rajon të caktuar do të identifikoheshin nga Ministria e Diasporës për t’i vënë në dispozicion të këtyre shoqatave.
Projekti i regjistrimit vlerësohet të kushtojë deri në rreth 2.7 milionë euro, shumë e financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Këshilli Britanik dhe Ambasada norvegjeze në Kosovë, por gjithashtu edhe nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Ministria e Diasporës e Kosovës.
Publiku që ishte i pranishëm nuk doli i bindur në lidhje me të gjitha aspektet e paraqitura nga ky projekt. Grupit përfaqësues iu shtruan shumë pyetje në lidhje me rëndësinë e një projekti të tillë dhe se si të punojnë përfaqësuesit kosovarë.
Një tjetër pjesëmarrës tregoi skepticizmin e tij në lidhje me formën e mbledhjes së informacioneve, të cilat do të bëhen në bazë vullnetare. Në fakt, rezultatet e korrura mund të mos përfaqësojnë realitetin dhe të japin konkluzione të gabuara rreth përfaqësisë së diasporës, në qoftë se nuk gjendet një metodologji më serioze për mbledhjen e të dhënave.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?