Teatër
Regjisorja shqiptare fiton çmimin “Best Female Director” në Londër
‘Schauerfilm’ filmi me metrazh të shkurtër me skenar dhe regji të Lorena Sopit, ka fituar çmimin “Best Female Director” (Regjisorja më e mirë femër) në “Cult Movies International Film Festival”, i cili ka përfunduar në Londër, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se ky Film me kohëzgjatje njëzetë minuta me elemente të zhanrit fanta-shkencë trajton zhdukjet e çuditshme të studentëve në një shkollë të vjetër në formë labirinti misterioz, rreth së cilës thuren tregime të çuditshme.
‘Schauerfilm’ që mban titullin e përdorur si parashenjë për ekspresionizmin gjerman të viteve ’30 në kinematografi, është shpallur fitues për regjisoren më të mirë në kategorinë e filmit të shkurtër në edicionin e vitit 2021 në festivalin londinez ku ishin në garë mbi 120 filma dhe i cili është mbajtur pjesërisht me audiencë e pjesërisht online për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.
“Shauerfilm” është një komedi e zezë. Trajton një situatë të errët komike në një shkollë filmi e cila i ‘përpinë’ talentet, trajtohen tema që ndeshen si të zakonta në jetën e përditshme e të cilat gjatë zhvillimit marrin dimensione të thella dhe të panjohura.
Kujtojmë se regjisorja Lorena Sopi ka realizuar disa filma me metrazh të shkurtër, ndër to dhe “More Beautiful than the Spring” (Më e bukur se pranvera), me të cilin konkurroi në “Star Film Festival” i cili u mbajt online në Barcelonë nga data 25-31 janar 2021.
Gjithashtu në janar të vitit 2019, filmi ‘’Rreze’’ me regji nga Lorena Sopi trimfoi në katëgorinë “Best Short Drama” në “World Film Festival”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Itali njofton mërgimtarët që dëshirojnë të votojnë Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali së fundmi ka njoftuar bashkatdhetarët lidhur me votimin e...
-
Prishtina, destinacioni numër një i fluturimeve nga Aeroporti i Bazelit
-
Bernë: Një ekspozitë me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës
-
Shkolla Shqipe ‘Bright Eagles’ nis provat për festimin e Pavarësisë së Kosovës
-
Sabrina Leka, instruktore e jogës në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Rastet e racizmit në internet po shpërthejnë në Zvicër Përmbajtja problematike në ueb, e raportuar në Konfederatë përmes platformës së saj të dedikuar, është rritur...
-
Këshilli Federal planifikon të lejojë dhurimin e vezëve për çiftet që nuk kanë fëmijë
-
Sfida e paracetamolit arrin në Zvicër – kantonet ngrenë alarmin
-
A do t’ju mbulojë sigurimi zviceran nëse lëndoheni gjatë skijimit jashtë pistës?
-
Si planifikon Zvicra të trajtojë ‘sfidat e emigracionit’ në vitin 2025