Uncategorized

Regjisori Polanski padit Akademinë e Filmit

Regjisori i njohur Roman Polanski pas akuzave për abuzim seksual ndaj tij u përjashtua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit,  OSCAR në vitin 2018, por tash regjisori ka vendosur që ta padisë. 

Avokati i regjisorit deklaroi se Polanski ishte dëbuar “pa u paralajmëruar” dhe pa asnjë mundësi për t’u përgjigjur.  

Avokati Harland Braun, njoftoi se ka bërë padinë në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelos javën e kaluar. Mënjë here ka reaguar Akademia e Filmit e cila thekson se përjashtimi i regjisorit ishte i drejtë duke njoftuar se pavarësisht padisë ata nuk do e ndryshonte vendimin, përcjell albinfo.ch.

“Procedurat e marra për të dëbuar Polanskin ishin të drejta dhe të arsyeshme. Akademia mbron vendimin e saj”, thuhet në njoftim.