CH-Ballkani
Regjisori i cili bashkëpunoi me UÇK-në (video)
“Pata kontakte me UÇK-në dhe u kërkova atyre të më fusnin në Kosovë. E bëra, por nuk isha me fat. U plagosa që në ditën e parë në Kosovë, kështu që kalova shumë kohë në spital. Mendoj se UÇK-ja ishte shumë me fat, që NATO vendosi të bombardonte Serbinë”, ka thënë regjisori norvegjez Paul Refsdal
Regjisori norvegjez, Paul Refsdal ka befasuar publikun shqiptar me filmin e tij, “Dugma – The Button”, film i cili trajton jetët e një grupi kamikazësh të ndryshëm të Al Qaedas në Siri.
Filmi hapi edicionin të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut dhe solli një mënyrë njerëzore të të parit të situatës në Siri, raporton “TCH”.
“Kam punuar që në vitin 1984 me grupet rebele. Kam qenë në UÇK dhe me Tigrat e Tamilit. Kam vënë re se, kur ne jemi duke i luftuar këto grupe, jemi përpjekur t’i demonizojmë ato. Doja t’iu rrëfeja vendeve perëndimore se armiqtë tanë janë qënie njerëzore, njësoj si ne. Pra të tregoja anën tjetër të medaljes”, është shprehur Paul Refsdal, regjisor e producent, përcjell albinfo.ch.
Refsdal ka bashkëpunuar edhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998.
“Kur filloi lufta nuk dija shumë. Më pas fillova të lexoj dhe kuptova se duhej të isha në anën shqiptare të luftës. Pata kontakte me UÇK-në dhe u kërkova atyre të më fusnin në Kosovë. E bëra, por nuk isha me fat. U plagosa që në ditën e parë në Kosovë, kështu që kalova shumë kohë në spital. Mendoj se UÇK-ja ishte shumë me fat, që NATO vendosi të bombardonte Serbinë. Nëse jo, UÇK-ja mund të ishte shkatërruar, sepse ushtria serbe ishte shumë e fortë. Shumë njerëz në Kosovë, sot janë të zhgënjyer me atë që po ndodh pas luftës”, ka theksuar më tej Paul Refsdal.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?