Shkurt.ch

“Rega” zvicerane transporton ushtarët amerikanë

Falë fluturimeve për shpëtim jashtë vendit, Rega gjatë vitit të kaluar ka fituar 14 milionë franga

Shërbimi zviceran i fluturakeve të shpëtimit Rega, ka transportuar herë pas here kohëve të fundit ushtarë të plagosur amerikanë nga Iraku ose nga Afganistani në Gjermani. Këtë e ka dëshmuar edhe shefi i rega-s, Ernst Kohler në një emision lajmesh në Sf1.Kohler ka thënë se rega nuk bën dallim në mes të civilëve dhe ushtarakëve të plagosur. Ndërsa i pyetur për numrin e transporteve, ai nuk ka ditur përgjigjen e saktë. Sipas tij, porositë nuk kanë ardhur asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Qeveria Amerikane por nga sigurimet shëndetësore.Falë fluturimeve për shpëtim jashtë vendit, Rega gjatë vitit të kaluar ka fituar 14 milionë franga. Kjo shumë e parave, sipas Kohler ndihmon që Rega të mos i rrisë kërkesat ndaj financuesve të saj të rregullt.