Integrimi
Refuzohet nga vajza, kosovari i vë zjarrin stendës
I mbetur i pastrehë ai mbijetonte duke sulmuar banesa të ndryshme për të vjedhur të holla dhe ushqim. Dhe, nga frustrimi, ai ndizte herë pas here zjarre
Policia e Munihut ka kapur një kosovar të pastrehë, të moshës 29 vjeçare, me dyshimin e bazuar për disa zjarrvënie të qëllimta.
Kosovari, i prezantuar si njeri me trauma nga lufta, kishte vënë zjarrin dy herë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar në një stendë në një treg të qytetit. Siç ka rezultuar më vonë nga hetimet e kryera, ai dëshironte kontakt me të bijën e shitëses por ajo e kishte refuzuar. Nga frustrimi ai duket të ketë vënë zjarrin jo vetëm në stendën e përmendur por edhe në dy banesa.
Dorasi, i cili ndërkohë ka pranuar veprat, ka ardhur në Gjermani në gusht të vitit 2011 dhe një vit më vonë ka kërkuar azil. Pasi që i ishte refuzuar strehimi, ai duhej ta braktiste Gjermaninë më 23 nëntor 2012. Nga kjo kohë ishte strehuar te të afërm të ndryshëm në Munih, deri sa ata i refuzuan mikpritjen.
I mbetur i pastrehë ai mbijetonte duke sulmuar banesa të ndryshme për të vjedhur të holla dhe ushqim. Dhe, nga frustrimi, ai ndizte herë pas here zjarre.
Më 27 dhjetor banorët kishin alarmuar për shpërthim zjarri në një banesë në Munih. Një i panjohur kishte hyrë në banesë dhe i kishte vënë zjarrin një dysheku në dhomën e fjetjes.
“E pazakonshme” në këtë rast, sipas policëve ishte se vetë zjarrvënësi kishte provuar pastaj ta shuante zjarrin. Dhe gjatë këtij veprimi ai kishte lënë gjurmëet e ADN-së. Në bazë të këtyre gjurmëve doli se kosovari 29 vjeçar me këtë rast kishte qenë ai që i kishte vënë zjarrin banesës së një kushëriri të tij.
Autoritetet kanë porositur një ekspertize forensike psikologjike për zjarrvënësin.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik