Uncategorized

Refuzohet bashkimi familjar: Strasburgu kritikon Zvicrën

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) ka kritikuar Zvicrën. Gjykata federale e kishte ndaluar një shtetas zviceran me origjinë nga Egjipti për të sjellë djalin e tij në Zvicër. Kjo është në kundërshtim me të drejtat e njeriut, thonë gjykatësit në Strasburg.

Sic shkruan SRF, Zvicra ka shkelur të drejtën familjare, duke refuzuar kërkesën e një qytetari me shtetësi të dyfishtë, zvicerano-egjiptian për të marrë djalin në Zvicër, që e e kishte nga martesa e parëj. Ky është përfundimi i arritur nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ).

Sipas Strasburgut, Gjykata Federale nuk e ka vlerësuar nëmënyrë adekuate interesat e djalit – në veçanti Konventa e tëdrejtave të fëmijëve.

Djali kishte jetuar në Egjipt me nënën e tij dhe gjyshen. Pasi nëna u zhvendos në Kuvajt, vetëm gjyshja u kujdes për fëmijën. Babai kishte të drejtën për t’u kujdesur për djalin.

Në vitin 1997, babai i familjes në fjalë kishte kërkuar azil nëZvicër, e cila ishte refuzua. Për shkak të martesës me një grua zvicerane në pranverën e vitit 1999, burri i është dhënë një leje qëndrimi. Në vitin 2004 ai ishte natyralizuar.

Djali i tij nga martesa e parë erdhi në Zvicër në vitin 2003. Për shkak të problemeve me njerkën dhe në shkollë, babai e dërgoi birin në Egjipt në janar të vitit 2005.

Pas ndarjes nga gruaja e tij, qytetari me shtetësi të dyfishtë kishte aplikuar përsëri në mars të vitit 2006 për bashkim me djalin e tij, atëherë 16-vjeçar. Pas një ankese në gjykatën në kantonin e Aargaut, zyra kantonale e emigracionit ishte urdhëruar për të dhënë të drejtën familjes.

Megjithatë  Zyra Federale për Migracion refuzoi të miratojë atë që ishte mbështetur edhe nga Gjykata e Lartë Federale.

Në gjykimin e tyre, gjyqtarët në Strasburg kanë vendosur që Zvicra duhet të paguajë babë e bir një total prej 8000 euro.