Valentina Smajli nënkryetare e Forumit për një islam përparimtar
Feja
Refuzimi i shtrëngimit të duarve nuk është në traditën shqiptare
Imami Mustafë Memeti është kundër refuzimit të shtrëngimit të duarve. AI ka theksuar për albinfo.ch se kulturën dhe fenë tonë duhet ta zhvillojmë në kontekstin zviceran e jo në aziatik dhe afrikan.
Duke kërkuar qëndrimin e subjekteve dhe autoriteteve me prejardhje shqiptare lidhur me aferën e “dorështrëngimit”, albinfo.ch ka marrë mendimin e imamit Mustafë Mehmeti dhe aktivistes Valentina Smajli. Mehmeti është imam i Xhamisë Shqiptare të Bernës, njëherësh kryetar i Bashkësisë Islame të Shqiptarëve të Zvicrës. Ndërsa Valentina Smajli është nënkryetare e Forumit për Islam Përparimtar në nivel të Zvicrës.
Memeti është munduar të japë një përgjigje si teolog dhe thotë se nuk ka argumente dhe fakte që ndalohet strikt përshëndetja me duar.
„Ne myslimanet që jetojmë në Evropë duhet t‘i qasemi një koncepti shpirtëror që nuk vjen kundërshtim substancial me klimën e vendit ku jetojmë“, thotë në këtë prononcim për albinfo.ch Mustafë Memeti duke theksuar se kulturën dhe fenë tonë duhet ta zhvillojmë në kontekstin zviceran e jo në aziatik dhe afrikan..
Duke komentuar rastin e dy nxënësëve myslimanë nga Siria që kishin heqin dorë nga rregulli i shtrëngimit të duarve me mësuesen e tyre, tha se janë norma dhe principe dhe zakone që nuk kanë të bëjnë me objektivitetin tonë..
„Në kohën e fundit ekziston një lloj ekspansonizmi që synon një farë ndryshimi në zakonet tona që i kemi trashëguar me vite në suazat e kësaj feje, dhe ne do të vazhdojmë në frymën e tolerancës dhe akceptancës në vendin ku jetojmë“, tha Imami duke mohuar se janë raste të izoluara.
„Bëhet fjalë për konfrontim të dy kulturave të ndryshme dhe duhet që në debate të ndryshme të tejkalohen këto divergjenca“, thkeson imami Memeti..
Edhe te shqiptarët është ky fenomen pohon imami shqiptar, por sipas tij duhet ta dim se kemi një koncept të vecant në përputhje me historinë dhe gjeografinë.
„Ne nuk duhet të lejojmë që të ndikohemi në histroritë e të tjerëve“, është i prerë Memeti dhe thotë se ia zgjatë dorën secilit që ia jep. „Në fillim kemi besim në vetvete dhe nuk duhet të hezitojmë në asnjë rast ngase duarshtrëngimi simbolizon mirëkuptimin dhe akceptancët me të tjerët“, tregon Memeti..
„Ne nuk mund t’a pranojmë asnjë fenomen që neve si shoqëri na oienton drejtë binareve të në shoqërie paralele që do të na izolonte nga të tjerët dhe që do të na bënte dëm vet neve“, thotë Imami duke sygjeruar teologët në Zvicër që duhet t‘i qasen një islami të matur dhe kjo sipas tij mund lehtë të trajtohet nëse e kuptojnë divesitetin si pasuri.
Edhe parimet bazë të kushtetutës së Zvicrës duhet të respektohen e jo të konfrontohen nëse e kemi zgjedhur këtë vend të jetojmë.
Valentina Smajli: Në emrin e islamit po kërkohen të drejta të veçanta ose respektimi i normave gjoja myslimane të sjelljes
Edhe Valentina Ismajli, nënkryetare e Forumit për Islamin përparimtar, e njohur për angazhimin e saj kundër radikalizmit islam është prononcuar për albinfo.ch lidhur me këtë çështje.
“Në emrin e islamit po kërkohen të drejta të veçanta ose respektimi i normave gjoja myslimane të sjelljes. Këto ditë lajmet e kësaj natyre sërish përbëjnë kryetitujt e medieve. Bëhet fjalë për shembull për një vendosjen e rregullave të posaçme lidhur me orët e notit për nxënëset myslimane. Pastaj në kantonin e Lucernit kërkohen hapësira të veçanta të faljes për myslimanët. Ose, më aktualja, refuzimi i shtrëngimit të duarve.
Ajo e kritikon qëndrimin e Këshillit Qendror të Islamit, i cili mbështet dy djemtë që kanë vendosur të mos shtrëngojnë duart me mësueset e tyre. Ky këshill madje është vënë në mbrojtje të drejtpërdrejtë dhe po i përfaqëson dy të përmendurit.
Smajli thotë se kjo sjellje e këshillit të përmendur është tashmë e njohur dhe e vazhdueshme. “Këshilli Qendror mbështetet mbi probleme dhe madje i nxit vet ato. Ai mbështet kërkesat politike të fundamentalistëve për t`u paraqitur pastaj si ndihmëtar dhe vëlla i tyre dhe për të depërtuar në komunitetin islamik me pikëpamjen e tij.
E-Diaspora
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan Vëllezërit Shoshi gjithnjë kanë qenë mbështetës e kontribuues të palodhur për të mirën e vendit dhe...
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
-
Dillan Barbatovci, kosovari i parë që u bë pjesë e Marinës Spanjolle
Jeta në Zvicër
-
Zvicra tërheq shumë emigrantë, por edhe humb: 60% largohen sërish nga vendi Rreth 150 mijë njerëz emigrojnë në Zvicër çdo vit, por gati 90 mijë prej tyre e...
-
Kreu i SNB-së nuk përjashton ngadalësimin e rritjes zvicerane
-
20 vjet më vonë, Swissair vazhdon të paguajë borxhet ndaj qeverisë federale
-
Çfarë hanë ushtarët zviceranë gjatë shërbimit të tyre ushtarak?
-
Zviceranët po punojnë gjithnjë e më gjatë