Lajme
Refuzimi i nderimit të flamurit: Ekipi zviceran në qendër të një skandali diplomatik
Skuadra zvicerane e shpatës për meshkuj, që fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian U23 në Talin të shtunën, shkaktoi një skandal diplomatik. Të mundur në finalen kundër Izraelit, katërsheja zvicerane nuk u kthye nga flamujt gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, ndryshe nga izraelitët dhe italianët (fituesit e vendit të tretë).
Duket se Ian Hauri, Théo Brochard, Jonathan Fuhrimann dhe Sven Vineis po përpiqeshin të shprehnin një qëndrim politik. Të paktën kështu u perceptua në Izrael. Madje edhe autoritetet më të larta izraelite shprehën kritika të ashpra: “Turp për ekipin zviceran për sjelljen e tyre të pasjellshme,” shkroi ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar në X (ish-Twitter), transmeton albinfo.ch.
Federata Zvicerane e Eskrimit gjithashtu nuk e miratoi sjelljen e ekipit: “Swiss Fencing nuk e kupton pse ekipi i saj përdori ceremoninë e ndarjes së çmimeve për një demonstrim politik,” shkruhej në deklaratën e saj.
Ende nuk dihet nëse do të ketë pasoja për sportistët e përfshirë. Swiss Fencing do të nisë një dialog me ta pas kthimit nga Estonia dhe më pas do të vendosë për masat e mundshme.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











