Gruaja
Ish refugjatja që menaxhon miliarda euro në Austri
Kaltrina Durmishi është shembulli më i mirë i integrimit të shqiptarëve në Austri. Ajo kishte shkuar si refugjate në Austri ndërsa sot nëpër duart e saj kalojnë fonde miliarda euro të bankës Raiffeisen "Albinfo.ch"e vizitoi atë në zyren e saj për t'u njohur për se afërmi me punën dhe arritjet e vajzës që bën krenarë gjithë shqiptarët
Për Kaltrina Durmishin kisha dëgjuar edhe para se të vija në Vjenë të Austrisë. E kisha parë shpesh në televizion teksa përkthente për liderët politikë shqiptarë gjatë vizitave të tyre në Austri si dhe teksa moderonte manifestime dhe aktivitete kulturore shqiptare në Austri. Sapo erdha në Vjenë, përmes disa miqsh kërkova të njihem me të. Më thanë se punon në Raifeissen Bank. E sigurova kontaktin. Biseduam dhe më tregoi adresën ku punon. Shkova në filialin e bankës me mendimin se do ta takoj duke punuar si nëpunëse në njërin nga sportelet e bankës, por jo! Kur hyra brenda, mu desh të paraqitem në recepcion. U prezantova dhe iu thash se kam lënë takim më Kaltrina Durmishin. Më thanë se duhet të pres pasi që është brenda me një delegacion të huaj. Pasi prita pak minuta, Kaltrina zbriti nga kati i 5-stë i zyrës së saj. Një vajzë elegante, e thjeshtë dhe me një të folur rrjedhshëm të gjuhës shqipe thuajse ka magjistruar në Kosovë e jo në Vjenë të Austrisë. Na kërkoi falje për pritjen, ndërkohë na ftoi edhe për një kafe “ E kisha në takim një delegacion rus, për investime të disa fondeve që kapin shifra miliona euro”, tregon ajo për “albinfo.ch” copëza bisede nga ai takim.
“ Me fonde të tilla sigurisht se nuk jam vetëm unë, ka edhe shumë e shumë të tjerë që e bëjnë këtë punë. Por gjithçka është shumë automatike dhe kërkon koncentrim dhe kujdes të madh. Shifrat e mëdha të parave nuk na lënë aspak përshtypje, për mua janë veç numra dhe llogari matematikore. Asnjëherë nuk i mendoj si shuma të parave”, përgjigjet ajo.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?