Bota
I vë zjarrin vetes pasi nuk donte të lëshonte Gjermaninë
Me këtë rast azilkërkuesi maroken ka pësuar djegie me rrezik për jetën, bën të ditur policia

I kishte ardhur vendimi për të lëshuar Gjermaninë dhe i kishin mbetur vetëm edhe dy ditë për ta bërë këtë. Të shtunën qe shkoi, azilkërkuesi 36 vjeç nga Maroku i ka vënë zjarrin vetes në qytetin Lingen të landit Nidersachsen. Me këtë rast ai ka pësuar djegie me rrezik për jetën, bën të ditur policia.
Marokeni kishte hedhur benzinën nga një shishe mbi pantallonat e tij, të cilave pastaj ua kishte vënë zjarrin me shkrepëse. Kalimtarët kishin provuar ta shpëtonin azilkërkuesin e rënë përtokë, duke u munduar ta fiknin zjarrin, shkruajnë mediet gjermane. Por kjo nuk u shkoi përdore dhe zjarri u fik vetëm pasi që erdhën policët me një aparat zjarrfikës, transmeton albinfo.ch.
I djeguri i cli do të duhej të dëbohej të hënën (sot) është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Lingenit ndërsa më vonë në klinikën specialistike në Gelsenkirchen.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët