Bota
Refugjatët, të papunë në Gjermani
Qeveritë lokale të Gjermanisë kanë bërë thirrje për më shumë ndihmë nga homologët e tyre federalë për integruar refugjatët në tregun e punës.
Sipas kreut të Shoqatës Gjermane të Qyteteve dhe Komunave, Gerd Landsberg, vetëm gjatë këtij viti rreth 600 000 refugjatë po kërkonin përfitime papunësie në Gjermani.
Ndërkohë, vetëm 200 000 refugjatë, kishin gjetur punë dhe kishin filluar të paguanin kontributet e sigurimeve shoqërore, përcjell albinfo.ch.
Edhe zëvendëskancelari dhe Ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel, javën e kaluar tha gjithashtu se qeveritë lokale meritonin më shumë para për të ndihmuar integrimin e refugjatëve.
Kostoja e strehimit dhe administrimi i refugjatëve shkaktoi shumë fërkime në komunitetet gjermane në kulmin e fluksit të refugjatëve në fund të vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016, veçanërisht në zonat urbane si Berlini, ku autoritetet lokale shpesh ishin të mangëta dhe ndërtesat komunale si sallat sportive e kërkuan si strehim emergjent për të sapoardhurit, shkruan ‘Scan’.
Me mbylljen e të ashtuquajturës rrugë Ballkanike nëpër Evropë numri i refugjatëve të rinj ka rënë ndjeshëm gjatë vitit 2017.
Shifrat e zbuluara javën e kaluar treguan se agjencia përgjegjëse për administrimin e politikës së refugjatëve të Gjermanisë, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), do të humbasë objektivat e saj të integrimit këtë vit.
Koha e pritjes për emigrantët për të filluar kurset e integrimit në fund të nëntorit u rrit në 12.5 javë, ndërkohë që në janar, koha e pritjes për një kurs integrimi ishte 10.9 javë.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?