Bota
Refugjatët nga Azia mësyjnë Evropën përmes rrugëve ballkanike
“Emigrantët tani po marrin rrugë anembanë shteteve të Ballkanit, me shifrat që janë pothuajse të barabarta me numrin e atyre që kalojnë nëpërmjet Italisë në Evropë” shkruan NYT
Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” në numrin e saj të fundit ka botuar një hulumtim sipas të cilit vendet e Evropës Perëndimore janë të rrezikuara nga numri i madh e emigrantëve që vijnë nga vatrat e luftës në vendet aziatike, ndërkaq fajësojnë shtetet e Ballkanit për mosmenaxhim të kufijve.
Sipas kësaj gazete, ngritja e numrit të emigrantëve në Evropë nga pjesët e shkatërruara të luftës dhe të dërmuara prej varfërisë, si Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, ka bërë që të ndryshojë edhe itinerari i rrugës “drejt tokës së shpresës”.
“Emigrantët tani po marrin rrugë anembanë shteteve të Ballkanit, me shifrat që janë pothuajse të barabarta me numrin e atyre që kalojnë nëpërmjet Italisë në Evropë”, shkruan prestigjiozja amerikane.
Sipas këtij hulumtimi pjesa më e madhe e refugjatëve po kërkojnë siguri, vende pune dhe jetë më të mirë. Vendet prej nga vijnë këta refugjatë, thuhet më tej në këtë hulumtim, kanë burime të kufizuara për jetë, tensione të theksuara etnike dhe fetare, dhe ambient të acaruar politik.
Ndryshe, të dielën në mëngjes qeveria e shtetit serb nxori një vendi për mbylljen e pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Maqedonisë në Tabanoc, për shkak, siç është thënë në këtë vendim, të fluksit të pandërprerë të refugjatëve kryesisht sirianë që po hyjnë në Serbi.
Sqarimi i Serbisë për këtë hap është se në kampin e refugjatëve në Preshevë nuk ka më vend për më shumë refugjatë. Raportohet se rreth 7 mijë refugjatë ndodhen në kampin e Preshevës, në pritje të lejes nga shteti serb për të vazhduar rrugën drejt vendeve të Evropës.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











