Bota
Refugjatët mundohen që me tren të mallrave të hynë në Gjermani
Për shkak se trenat e udhëtarëve po kontrollohen gjithnjë e më shumë, tani refugjatët mundohen të hyjnë në Gjermani me trenat e mallrave
Policia gjermane ka shtuar kontrollet për të ndaluar emigrantët ilegalë që të hyjnë në Gjermani. Tashmë më shpesh po kontrollohen trenat e mallrave nga Italia dhe Austria, sepse tani shumë refugjatë mundohen të hyjnë në Gjermani me to.
Për shkak se trenat e udhëtarëve po kontrollohen gjithnjë e më shumë, tani refugjatët mundohen të hyjnë në Gjermani me trenat e mallrave, raporton “DW”.
Shumë azilantë fshihen poshtë vagonëve. Forcat tokësore mbështeten nga ajri nga helikopterë me kamera me rreze infra të kuqe. Kur ata diktojnë diçka njoftojnë patrullat në tokë, përcjell albinfo.ch.
Por, menjëherë kontrollet kanë qenë të efektshme. Polica kontrollon një tren mallrash që po vjen nga Verona. Treni ka kaluar nga Italia në Austri para se të hyjë në Gjermani. Papritur në fund të trenit shpërthen paniku: poshtë një vagoni janë fshehur dy refugjatë afrikanë, që kanë provuar të hyjnë në Gjermani duke shfrytëzuar natën.
Refugjatët janë të rraskapitur, mezi dalin nga vendi ku janë fshehur. Afrikanët duhet të kenë kaluar rreth nëntë orë në tren. Ata janë nga Nigeria dhe i kanë hipur trenit të mallrave në Bolzano të Italisë. Bolzano është vendi nga kalojnë të gjithë trenat e mallrave që vijnë nga Italia për Evropë, dhe prej këtu nisen shumë refugjatë.
Pasi nuk kanë shkaqe për azil në Gjermani ata do të kthehen në Austri. Prej aty ata ndoshta do t’i dëbojnë për në Itali, në vendin ku kanë shkelur fillimisht territorin e BE-së.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja Në mënyrë të konsiderueshme më pak makina të reja u shitën në Zvicër në vitin 2024...
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit