Bota
Refugjatët kanë ngritur shkallën e kriminalitetit në Gjermani
Shqiptarët janë të vetmit evropianë dhe të tjerë në shtatë vendet e para të listës sipas vendeve të prejardhjes së delikuentëve, ku të gjithë të tjerët janë nga Afrika e Veriut
Ajo që përflitej në medie dhe në opinion, se fluksi masiv i refugjatëve gjatë dy viteve të fundit ka ndokuar në ngritjen e kriminalitetit, ka marrë së fundi edhe konfirmimin shkencor. Në një studim të realizuar nga studiuesit gjermanë të kriminalitetit: Christian Pfeiffer, Dirk Baier dhe Sören Kliem është hulumtuar lidhja në mes të dhunës dhe rritjes së numrit të refugjatëve, duke u bazuar në shembullin e landit Niedersachsen, shkruan epochtimes.de.
Studimi ka gjetur se gjatë periudhës 2014-2016 ka pasur një rritje prej 10.4 për qind të veprave të dhunshme të regjistruara nga policia, transmeton albinfo.ch. 92.1 për qind e kësaj rritje është bërë falë refugjatëve.
Studimi ka arritur në konstatimin se veçanërisht të dhunshëm janë migrantët të cilët nuk kanë shanse të qëndrimit në Gjermani. Mungesa e femrave ndikon në mënyrë të veçantë në ngritjen e shkallës së dhunës te kjo kategori, kanë konstatuar autorët e studimit. Shumë prej meshkujve të regjistruar si të dhunshëm, orientohen sipas “normave të vendeve të tyre të prejardhjes që legjitimojnë dhunën mashkullore”, përcjell albinfo.ch.
Kështu, studiuesit e shohin bashkimin familjar edhe për migrantët pa leje të qëndrimit në Gjermani si masë për parandalim të dhunës. Përveç kësaj, nga shteti pritet të investojë më shumë në kurset e gjuhës, sport, praktikë pune dhe në koncepte plotësuese të kujdestarisë.
Shqiptarët janë të vetmit evropianë dhe të tjerë në shtatë vendet e para të listës sipas vendeve të prejardhjes së delikuentëve, ku të gjithë të tjerët janë nga Afrika e Veriut, transmeton albinfo.ch. Është simptomatik numri i të dyshuarve për krime ng Algjeria. 52% të njerëzve nga ky vend janë në këtë kategori!
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?