Futboll
Reflektime rreth një loje miqësore
Si zviceran, unë në këtë lojë jam, qartazi për Zvicrën. Ndërsa gruaja ime, si një kosovare me origjinë, do të ketë të njëjtat ndjenja për Kosovën
Në një ditë të nxehtë gushti të vitit 1997, shkela për herë të parë në tokën e Kosovës, e cila atëherë quhej “Kosovo-Metohija” dhe kishte një qetësi fantazmash. Të jetosh në një vend, emrin e të cilit nuk duhet ta shqiptosh në gjuhën amtare dhe ku duhet të mohosh identitetin tënd, është një agoni e madhe. Për mua, si zviceran i lirë, kjo ishte dhe është e paimagjinueshme. Kështu, që nga viti 1981, shumë kosovarë detyrimisht kanë zgjedhur emigrimin në vend të jetës në atdhe.
Një numër veçanërisht i madh kishte emigruar në Zvicër, ku, deri në vitin 1992 ende pranoheshin punëtorët sezonalë. Gjithnjë e më shumë burra i merrnin familjet e tyre me vete dhe gjithnjë e më shumë vinin refugjatë që kërkonin azil në Zvicër. Që në vitin 1997, marrëdhënia e kosovarëve me Zvicrën ishte shumë e ngushtë dhe dy vitet në vijim e bënë këtë marrëdhënie një nga më të afërtat të mundshme mes popujve. Roli i Zvicrës në rindërtimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës në vitin 2008 ka vazhduar në këtë rrugë të përbashkët edhe sot e kësaj dite.
Tani 25 vjet më vonë, futbollistët kosovarë vijnë në Zvicër nga Prishtina, krenarë për të shfaqur flamurin e tyre dhe mirënjohës që mund ta quajnë vendin e tyre ashtu siç do të donin ta quanin, në gjuhën e tyre amtare. Unë i kuptoj zemrat e lojtarëve dhe tifozëve të tyre dhe ndaj krenarinë dhe mirënjohjen time. Ndeshja e futbollit e 29 marsit është një lojë mes miqsh dhe një dëshmi se çfarë mund të thotë fati në kuptimin pozitiv.
Si zviceran, unë në këtë lojë jam, qartazi për Zvicrën. Kështu himni im dhe ndjenjat e mia për atdheun tim janë legjitime. Ndërsa gruaja ime, si një kosovare me origjinë, do të ketë të njëjtat ndjenja për Kosovën. Këto ndjenja janë të justifikuara dhe të rëndësishme. Ato përfaqësojnë ëndrrat dhe krenarinë tonë kur bëhet fjalë për lojtarët tanë në fushë. Ashtu si shumë të rinj të brezit të dytë apo të tretë, tre fëmijët tanë do ta gjejnë veten në një fontanë emocionesh dhe ende nuk e kanë zbuluar se si rrahin zemrat e tyre në një moment të tillë. Por pavarësisht se për cilët jeni, të dyja skuadrat simbolizojnë lirinë dhe ëndrrat e spektatorëve dhe perspektivat e të dy popujve. Do të ketë lojë të ndershme mes miqsh. Ajo drejtësi që për fat të keq nuk ekziston mjaftueshëm në këtë botë dhe që na duhet më shumë.
Qoftë si kosovarë apo si zviceranë, më 29 mars do të dërgojmë një sinjal të vërtetë për miqësi dhe tolerancë. Më pëlqen të uroj kosovarëve për golat e tyre dhe anasjelltas. Skuadra më e mirë duhet të fitojë dhe është e rëndësishme që të gjithë të luajnë vullnetarisht aty ku janë këtë herë. Unë dhe familja ime po e presim me padurim këtë lojë, e cila në 1997 mund vetëm të ëndërrohej.
Rroftë sporti korrekt dhe miqësia kosovaro-zvicerane!
- Anëtar i Këshillit Kantonal (Parlamentit) të Kantonit të Cyrihut
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026