Futboll
Referja shqiptare gjykoi ndeshjen Bayern-Arsenal, në Alianc Arena
Një tjetër sukses për Vjollca Izeirin
Tashmë dihet se Vjollca Izeiri është një nga arbitret shqiptare më të dalluara në arenën ndërkombëtare, e cili ka arritur të gjykojë shumë ndeshje në gjithë Evropën, shkruan albinfo.ch.
Ajo është nga Gostivari dhe së fundmi referoi duelin Bayerni i Munihut- Arsenali në Alianc
Referja e futbollit, Vjollca Izeiri, nga qyteti i Gostivarit, mbrëmë shijoi një moment shumë të veçantë në karrierën e saj. Ajo ndan drejtësinë në duelin e UEFA Champions League në konkurrencë të femrave, në duelin në Munih, ku Bayerni priti Arsenalin.
Izeiri është asistente e parë e maqedonases Ivana Projkoska, që ishte arbitre kryesore e përballjes në fjalë.
Për Izeirin kjo është një tjetër arritje e madhe, ndërsa delegimi për këtë ndeshje të këtij niveli flet për punën e shkëlqyeshme dhe përkushtimin që gostivarasja po bën në detyrën si refere e futbollit. Njëkohësisht ky fakt paraqet mirënjohje edhe për Federatën e Futbollit të Maqedonisë, për kujdesin që tregon për edukimin dhe avancimin e referëve.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












