Kosova

Referi i Kosovës delegohet nga UEFA për ndeshjen kualifikuese të Euro 2025

Mësohet se referi i Kosovës, Genz Nuza, është deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2025 për grupmoshat U21, përcjell albinfo.ch.

Gjyqtar i njohur për integritetin dhe drejtësinë e tij në fushë, Nuza, do të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Belgjikës dhe Maltës në grupmoshat U21.

“Ky delegim vë në dukje besimin në rritje të UEFA-s në aftësitë dhe profesionalizmin e gjyqtarëve kosovarë”, shkroi FFK në një komunikatë.

Po ashtu, drejtësinë në këtë ndeshje së bashku me Nuzën do ta ndajnë edhe asistentët e tij, Edmond Zeqiri dhe Granit Hyseni, derisa Mentor Ajeti do të jetë gjyqtar i katërt.