Bota

Referendumi për pavarësi: Prokuroria gjermane kërkon ekstradimin e Puigdemont në Spanjë

Vjen goditja për Carles Puigdemont: Prokurori i rajonit kufitar gjerman Schleswig-Holstein ka kërkuar që Gjykata e Apelit ta ekstradojë drejt Spanjës separatistin katalonjas.

Lajmi është publikuar të martën. Nëse duhet të dëgjohet Prokuroria e Schleswig-Holstein, Carles Puigdemont duhet të ekstradohet në Spanjë. Por fjalën e fundit duhet ta thotë Gjykata e Apelit.

Për vendimin në fjalë ka kundërshtuar avokati i Puigdemont, ndërsa gjykatësi spanjoll Pablo Llarena e argumentoi vendimin se ai ka mbajtur referendumin përkundër paralajmërimit nga Madridi, me çrast është përgjegjës për dhunën e ushtruar.