Sport

Rebelohet futbollisti shqiptar, ‘shkarkon’ trajnerin

Sipas mediave gjermane, Jurgen Gjasula ka qenë ‘lideri’ i revoltës ndaj trajnerit, i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta

Skuadra e Greuther Fürth e ka shkarkuar trajnerin, Janos Radoki. Mediat gjermane kanë bërë të ditur se ndaj tij kishte filluar një revoltë, kurse lider i kësaj revolte ishte futbollisti shqiptar, Jurgen Gjasula, përcjell albinfo.ch.

Kjo skuadër kishte katër humbje në katër ndeshje të zhvilluara dhe kjo ka shtyrë lojtarët që t’i bojkotojnë stërvitjen dhe e kanë lënë atë vetëm në fushën stërvitore, vetëm pas disa minutave.

Gjasula ishte lënë në tribuna në ndeshjen e fundit, kinse për shkak të problemeve muskulore, por në fund mesfushori shqiptar ishte në gjendje të mirë.

Gjithnjë sipas mediave gjermane, ai ka qenë ‘lideri’ i revoltës ndaj trajnerit, i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.