Feja
Reagon Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër
Një reagim i imamëve vjen pas rithemelimit të Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër me në krye me imamin Mustafë ef. Mehmetin
Në një komunikatë për media janë sqaruar imamët se kanë themeluar Unionin ndërmjet imamëve shqiptarë në Zvicër por jo edhe Union të bashkësive apo xhamive shqiptare.
Një reagim i tillë vjen pas themelimit të Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër ne krye me imamin Mustafë Mehmetin. Ky i fundit në një intervistë për albinfo.ch ka kontestuar Unionin e Imamëve Shqiptarë në Zvicër duke konsideruar si një hap të shpejtë, pa konsultimin e të gjithë imamëve. Po ashtu kryetari i sapozgjedhur i Bashkësisë Shqiptare Islame, Mustafë Mehmeti ka kritikuar imamët se kanë tejkaluar kompetencat ngase nuk kanë të drejta vendimmarrëse.
Ndërsa në reagimin e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër thuhet se as në statutin e tyre po as në ndonjë deklaratë apo intervistë nuk është theksuar se Union i përfaqëson xhamitë apo qendrat islame shqiptare në Zvicër.
“ Jemi të vetëdijshëm po edhe duam të bëjmë me dije se secila shoqatë apo organizatë përfaqëson vetëm ata që realisht i ka pas vete. Ne si Union jemi të fokusuar në veprimtarinë e imamit shqiptar këtu si dhe në aftësimin e tij përmes seminareve e kurseve të ndryshme për një veprim sa më efektiv në xhaminë e tij dhe jashtë saj”, thuhet në reagimin e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër.
“Pikërisht nga arsyeja se arsimimi i imamëve në Zvicër për momentin është i pamundur dhe se të gjithë imamët, pa përjashtim, janë të ardhur nga jashtë dhe janë arsimuar jashtë Zvicrës, paraqitet nevoja për zhvillimin dhe kualifikimin e mëtejmë të tyre për të vepruar në kontekstin zviceran. Pra, ne mundohemi ta mbushim zbrazëtirën që me vite të tëra ose është injoruar ose nuk është perceptuar fare”, thuhet më tutje në komunikatën e Unionin të Imamëve Shqiptarë.
Ata kanë rikujtuar edhe një herë synimet e tyre të shprehura në statutin Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër: http://www.albinfo.ch/e-diaspora/feja/themelohet-unioni-i-imam%C3%ABve-shqiptar%C3%AB-56333
“Ne si Union të gjitha organizatave apo shoqatave islame u urojmë punë të mbarë në shërbim të Islamit dhe të bashkimit të myslimanëve shqiptarë në Zvicër dhe na gëzon fakti që ne si myslimanë shqiptarë jemi kundër ekstremizmit dhe kundër asaj që ekstremistët të flasin në emrin tonë” thuhet në reagim të UISHZ-së të nënshkruar nga sekretari, Fehim ef. Dragusha
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës