Kosova

Reagon Sejdiu ndaj VV-së: Shpresoj se nuk fituat vetëm për ta linçuar PSD-në

Dardan Sejdiu i PSD-së ka reaguar pas statusit të Salih Zybit ku ky i fundit kërcënoi kreun e PSD-së, Shpend Ahmetin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sejdiu thotë se lufta që po vazhdon kundër PSD-së, është shenjë dobësie, e shton se PSD, edhe pse ka pësuar humbje në këto zgjedhje, do të vazhdojë përpjekjet e programin e saj, shkruan gazetaexpress.

“Mirëpo, atë që po e vërej nga sulmet e pareshtura të militantëve të LV-së është bindja e tyre se politika është luftë, kurse fitorja është hakmarrje. Të parën mund ta vazhdojnë, por të dytën s’mund ta bëjnë. Së paku, jo në një shoqëri të lirë dhe demokratike, ku njeriu ka të drejtë të ketë bindje të ndryshme dhe të ndryshojë mendje sa herë që do.

Në anën tjetër, një parti që sot nuk është në Parlament, nuk do të duhej të kishte rëndësi për pushtetin e ri. Ai i fitoi zgjedhjet duke premtuar burg për hajna, mosndryshim të kufijve dhe rrëzim të PDK-së. E, këto nuk u zhdukën të hënën në mëngjes. Hajnat janë ende të lirë, për ndryshim të kufijve ende po flitet – kurse PDK vazhdon të jetë në Kuvend”, ka shkruar Sejdiu, përcjell albinfo.ch.

https://www.facebook.com/dardan.sejdiu1/posts/10156472228657681