Kosova

Reagon Rita Ora, Jam krenare që jam shqiptare

Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka për videon që po qarkullon në rrjet ku ajo këndon me flamurin serb.

Në një përgjigje për mediat ajo thotë se atë ia ka dhënë një fans i saj serb e nuk e ka ditur se cilit shtet i përket, përcjell albinfo.ch.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez. Përderisa  i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur tutje Rita Ora, shkruan klankosova.