Koronavirusi: çast pas çasti
Reagimi i Pacollit nga Zvicra pas pengesave për t’u kthyer në Kosovë
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se autoritetet kosovare po e pengojnë të vijë në Kosovë, edhe pasi ua ka dëshmuar se është i izoluar në Zvicër qe dy muaj, duke ua dokumentuar këtë.
Postimi i plotë në Facebook:
Është tronditëse kjo që po ndodh me mua! Pas dy muajsh karantinimi së bashku me familjen time në Zvicër, nën asistencën shëndetësore, diçka që ua dëshmova me dokumente, më pengojnë të vij në Kosovë! Jam unë që rrezikoj duke ardhur në vendin tim nga Zvicra, një sistem kujdesi shëndetesor i përparuar, por dua të respektoj votën e qytetarit për mua!
Ju qeveritarë të Kosovës, kështu do të bëni dhe me diplomatë zviceranë a perëndimorë që mund të vijnë në Kosovë? Do t’i karantinoni? Kush e bën këtë?
Po e bën një qeveri, të cilën unë e kam votuar! Për më shumë nuk kam votuar as mocionin për rrëzimin e saj!
Kjo qeveri sot në mënyrë primitive, diktatoriale, më privon të kthehem ne vendin tim! Më pengon të zhvilloj veprimtarinë time parlamentare në shërbim të atdheut tim!
Akti ndaj meje, në kundërshtim me të gjitha ligjet ndërkombëtare, madje dhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, nuk është akt force, por akt dobësie!
Nuk është akt trimërie, por disfate! Nuk është qeveri e fortë, një qeveri që kapet pas pushtetit kësisoj dhe pengon veprimtarinë e Parlamentit me çdo mjet, por qeveri e dobët! Kush jeni ju që paragjykoni veprimtarinë time parlamentare?
Kush jeni ju që paragjykoni votën time?
Po nëse unë do ta shpallja publikisht se do të votoja pro jush- a do të më pengonit? Jo, nuk e besoj! Ju kam votuar duke besuar te rotacioni, te energjia e re e votuesve tuaj, tek nevoja për ndryshim, por kjo që po ndodh ndaj meje, është zhgënjyese!
Kjo është pergjigjja ndaj sjelljeve të mia ndaj jush!
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?